Infektuar: 18910
Shëruar: 15367
Vdekur: 674
Pasi shkaktoi rrëmujë në Kosovë, Lajçak thotë se edhe Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj

Pasi shkaktoi rrëmujë në Kosovë, Lajçak thotë se edhe Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj

Aktuale October 16, 2020 - 23:24

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një intervistë për Radio Televizonin Shtetëror të Serbisë ka thënë se edhe Kosova por edhe Serbia duhet të ndryshojnë kushtetutën e tyre në mënyrë që të arrijnë progress në dialog, raporton Gazeta Express.

Lajçak i cili po qëndron në Beograd pas vizitës në Prishtinë ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia nuk e ndryshojnë Kushtetutën atëherë nuk hapësirë për dialog.

“Mesazhi im në Prishtinë ishte se Kushtetuta nuk është Bibla, dhe nëse ke hyrë në këtë process atëherë duhet të jesh i gatshëm ta ndryshosh Kushtetutën. Kur dhe si do të jetë më e qartë në fund të procesit. Ne nuk mund të pranojmë letrën e kushtetutës si vijë të kuqe. Nëse Beogradi qëndron në kushtetutën e vet dhe Prishtina në kushtetutën e vet atëherë nuk ka hapësirë për dialog”, ka thënë Lajçak teksa ka shtuar se Asociacioni është nënshkruar dhe duhet të zbatohet.