Qeveria konfirmon bordin e ri të KEK-ut

Qeveria konfirmon bordin e ri të KEK-ut

Aktuale October 24, 2020 - 17:50

Përmes një njoftimi për media, Qeveria e Kosovës ka konfirmuar shkarkimin e bordit të vjetër të përkohshëm të emëruar nga qeveria "Kurti" dhe njëkohësisht emërimin e të riut, po ashtu me mandat të përkohshëm.

Sipas këtij joftimi të emëruarit e ri janë: Musa Misini, Petrit Ibraj, Fatime Grajcevci dhe Fadil Hoxha.

Njoftimi i plotë:

"Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 37-tën me radhë.

Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës KEK” Sh. A. dhe për emërimin e Bordit të Përkohshëm.

Ky vendim shfuqizon Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 04/19 të datës 03.08.2020. dhe emëron Bordin e Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. në këtë përbërje:

1. Z. Musa Misini - Kryesues, Drejtor;

2. Z. Petrit Ibraj - Drejtor;

3. Znj. Fatime Grajcevci - Drejtore;

4. Z. Fadil Hoxha - Drejtor", /Zëri