Nga viti 2021, Gjermania u jep leje kompanive kosovare të transportojnë mallra drejt saj

Nga viti 2021, Gjermania u jep leje kompanive kosovare të transportojnë mallra drejt saj

Aktuale October 27, 2020 - 17:46

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se nga viti 2021 do u japë leje të transportit, kompanive kosovare që transportojnë mallra drejt Gjermanisë.

Ambasada ka dorëzuar tek Ministria e Infrastrukturës një seri të re të lejeve të transportit, transmeton Zeri.info.

“Ambasada Gjermane dorëzoi sot një seri të re të lejeve të transportit Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës (MPB). Lejet, lejojnë kompanitë e Kosovës të transportojnë mallra me rrugë drejt Gjermanisë në vitin 2021. Si kthim, edhe nënkryetari i Misionin të Ambasadës së Gjermanisë, Jan-Axel Voss, ka pranuar të njëjat leje nga Drejtori i Departamentit të Transportit Tokësor, Xhemë Veseli, të cilat lejojnë kompanitë gjermane që t’i sjellin produktet përmes rrugëve””, thuhet në njoftim.

Nga ambasada është bërë e ditur se Gjermania ishte një nga tri tregjet më të mira për mallrat kosovare gjatë periudhës së pandemisë.

“Eksportet e Kosovës në vendet e tjera kanë vazhduar të rriten në vitin 2020 përkundër pandemisë, siç tregojnë shifrat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për periudhën janar - shtator. Gjermania ishte një nga tre tregjet më të mira për mallrat e Kosovës gjatë kësaj periudhe, dhe eksportet e Kosovës në Gjermani u rritën nga 22 milionë në 30 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, u tha në njoftimin e Ambasadës Gjermane./Zëri