Shoqata e Gastronomëve thotë se mund të ketë mbyllje të lokaleve nëse nuk respektohen masat

Shoqata e Gastronomëve thotë se mund të ketë mbyllje të lokaleve nëse nuk respektohen masat

Aktuale October 27, 2020 - 18:25

Shoqata e Gastronomëve ka thënë se në takimin që kanë pasur me krerët institucionalë, u është thënë se nëse nuk u përmbahen ligjit dhe masave për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit, do të mbyllen lokalet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shoqata e Gastronomëve ka shkruar disa nga rregullat të cilat duhet të ju përmbahen, ndërsa ata theksojnë se nëse këto masa nuk respektohen, do të ketë mbyllje individuale të lokaleve.

“Të bëhet matja e temperaturës para hyrjes së çdo lokali. Personat që tregojnë temperaturë të lartë të mos lejohen të futen brenda; Dezinfektantë të qasshëm para hyrjes së çdo lokali; Në hyrje të çdo lokali të jetë i publikuar numri maksimal i personave që lejohen brenda; Dezinfektantë të qasshëm në çdo tavolinë në të gjitha hapësirat e lokalit; Numri maksimal i personave në tavolinë është 5, dhe distanca mes tavolinave e vendosur sipas rregullave të përcaktuara nga MSH dhe IKSHP; I gjithë stafi i lokalit të jetë i pajisur me maska; Ndalohet pritja dhe shërbimi në këmbë, brenda lokalit; Ndalohet muzika prej orës 21:00; Ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 05:00. Nëse nuk respektohen këto masa, mbylljet do të bëhen në mënyrë individuale”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate./Zëri