Lladrovci me Bytyqin diskutojnë për çështjet me interes për qytetarët e Drenasit

Lladrovci me Bytyqin diskutojnë për çështjet me interes për qytetarët e Drenasit

Aktuale October 27, 2020 - 20:10

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot, ish-ministrin e Arsimit dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqin, me të cilin ka diskutuar për çështje me interes për qytetarët, duke vlerësuar kuadrin e komunës së Drenasit në nivelin qendror.

Lladrovci ka theksuar se “me ish ministrin Bytyqi kishim shumë tema për trajtim rreth komunës tonë, jo vetëm për arsimin, por edhe fuqizimin e bizneseve tona, çështjen e tatimeve, subvencionet dhe donacionet, por edhe për çështjet tjera”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Ishte kënaqësi të takoj ish ministrin, Shyqiri Bytyqin, bashkëqytetarin tonë, i cili gjatë mandatit të tij, na pati në vëmendje dhe mirëpriti kërkesat tona për arsimin e komunës së Drenasit.

Me ish ministrin Bytyqi kishim shumë tema për trajtim rreth komunës tonë, jo vetëm për arsimin, por edhe fuqizimin e bizneseve tona, çështjen e tatimeve, subvencionet dhe donacionet, por edhe për çështjet tjera me interes për qytetarët.

Gjithsesi, kuadri i komunës tonë në nivelin qendror, pa dallim, na ka përkrahur si komunë, edhe me iniciativa të reja, këshillime, apo hapjen e perspektivës për projektet e reja.

Respekt z. Bytyqi!