“Gratë kosovare, aktive në luftime krah ISIS-it”

“Gratë kosovare, aktive në luftime krah ISIS-it”

Aktuale October 27, 2020 - 23:06

Kthimi i fëmijeve shqiptarë nga Siria, si dhe ajo se pse disa shqiptarë në kamp refuzuan të kthehën, ishte temë diskutimi në një emision në topchannel.

Shefi i operacioneeve antiterrorizëm në Shqipëri, Indrit Doda, si dhe gazetari Taulant Kopliku, kanë diskutuar se si disa nga gratë shqiptare në Siri janë radikalizuar dhe ndikojnë edhe tek gratë e tjera, ku shumë prej tyre u është thënë se nëse do kthen në Shqipëri do jetë më keq.

Doda ka thënë se nuk ka datë se kur do të vijnë personat të cilat i kanë intervistuar mirëpo sipas tij do të vijnë shumë shpejtë teksa tha se ka disa shqiptarë që i janë fshehur kërkimeve të tyre.

“Këta që ne kemi intervistuar, s’ka datë se kur mund të vijnë por do vijnë shumë shpejt. Ka disa shqiptarë që i janë fshehur kërkimeve tona. Mendoj se është si pasojë e radikalizimit të tyre dhe kur janë nisur por gjatë qëndrimit në kamp”, tha ai.

Ndërsa, gazetari Taulant Kopliku tha se ka gra që nuk kanë shkuar me vullnetin e tyre teksa tha se ka gra kosovare dhe maqedonase të cilat janë aktive në forcat e armatosura të ISIS-it.

“Duhet theksuar se gratë që kanë shkuar atje, nuk është se të gjitha janë nisur me vullnetin e tyre. Pra fjala e burrit është ligj por dhe mungesë informacioni për atë se çfarë ndodhte atje. Në momentin që janë përballur me realitetin, dhe rezultati dihet. Mes tyre, sidomos mes grave kosovare dhe maqedonase ka nga ato që janë aktive në forcat e armatosura të ISIS. Forcat kurde që administrojnë kampin janë shumë të dhënë për të investiguar secilin prej tyre”, potencoi Kopliku.

Sipas informatave që ka ai, thotë se janë 6 gra të cilat kanë krijuar grup ku në mesin e tyre është edhe gruaja e terroristit Almir Dacit.

“Unë kam informacion, por nuk di sa i saktë është, që janë 6 gra që kanë krijuar grup dhe kanë marrë Evën dhe janë larguar, mes tyre dhe gruaja e terroristit Almir Dacit”, shtoi ai.

Ndërkaq, shefi i operacioneve antiterrorizëm Indrit Doda theksoi se “që ka një informacion të rremë dhe brenda kampit që gratë do transferohen në kampin Roxh. Kjo ndodh sepse dikush aty që kampi Roxh është më strikt por më i sistemuar. Problemi është që në Al Hol mbase gëzojnë liri në disa aspekte por në kampin Roxh është ndryshe”.

“Gratë që janë radikale, kërkojnë të tërheqin pas vetes gra dhe vajza të reja”, shtoi gazetari Kopliku./Zëri