Infektuar: 40117
Shëruar: 25586
Vdekur: 1026
 Selmanaj: Deklarata ime për Bogujevcin po keqinterpretohet

Selmanaj: Deklarata ime për Bogujevcin po keqinterpretohet

Aktuale November 20, 2020 - 12:10

Zëvendëskryeministri i vendit, Driton Selmanaj, ka thënë se deklarata e djeshme e tij në “T7” për deputeten e LVV-së, Saranda Bogujevci, është keqinterpretuar.

Sipas tij, ajo se çfarë ka thënë ai ka qenë: “Jemi lodhur nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndjeshme që dikush provon me ndërtu kauzë politike”.

Selmanaj në llogarinë e tij në "Facebook" ka thënë se hovi i manipuluesve dhe shpifësve për qëllime të ulëta politike nuk ka të ndalur.

"Deklarata ime e mbrëmshme është thënë vetëm dhe vetëm në këtë kontekst: MJAFT më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike.

Kushdo që provon që me tema të tilla të ndërtojë kauzë politike kundër kundërshtarëve politikë ose të provojë që mbi to të ndërtojë karrierë politike është TURP, TURP që as toka nuk mund ta mbajë", ka shkruar ai.

Më tej, Selamanaj ka thënë se është obligim kombëtar dhe shtetëror që temat e tilla si kjo e të pagjeturve të trajtohen me dinjitetin dhe ndjeshmërinë më të lartë njerëzore dhe shtetërore. /Zëri