Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Haziri: Sot 29 raste të reja me COVID-19 në Gjilan, lajm i mirë që nuk ka mostra në pritje për rezultat

Haziri: Sot 29 raste të reja me COVID-19 në Gjilan, lajm i mirë që nuk ka mostra në pritje për rezultat

Aktuale November 21, 2020 - 18:07

I pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka ngushëlluar familjarët e katër qytetarëve që humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë.

Në këtë komunë sot u konfirmuan edhe 29 raste të reja me koronavirus, por sipas Hazirit është lajm i mirë që nuk ka mostra në pritje për rezultat.

Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit që nga fillimi i pandemisë është me 6236 të testuar, ku prej tyre kanë rezultuar pozitivë 2350 persona, 1701 të shëruar, 580 raste aktive, 68 të vdekur dhe 76 pacientë në hospitalizim.

Haziri, në llogarinë e tij në “Facebook” ka apeluar te të gjithë qytetarët që të respektohen masat kundër masat kundër përhapjes së virusit sic janë është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve. /Zëri