LVV-ja inisiston se veturat e MPB-së në Podujevë nuk bartin logo të KQZ-së

LVV-ja inisiston se veturat e MPB-së në Podujevë nuk bartin logo të KQZ-së

Aktuale November 29, 2020 - 13:32

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë pak më parë ka denoncuar se veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë angazhuar për, siç thotë kjo parti, manipulim të zgjedhjeve në këtë komunë.

Ndërsa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se veturat janë marrë në shfrytëzim nga KQZ-ja dhe se në to është llogoja e KQZ-së.

Mirëpo LVV-ja, dega në Podujevë ka reaguar përseri pas potencimit të Dakës duke quajtur deklaratën e saj të pavërtetë.

“Si Lëvizje Vetëvendosje kemi reaguar për keqpërdorimet me veturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Ndërkohë, znj. Daka tha se ato janë marrë në shfrytëzim nga KQZ dhe se në to është logoja e KQZ-së. Kjo është tërësisht e pavërtetë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Po ashtu nga LVV-ja kanë thënë se asnjë nga veturat nuk bartin shenjën apo identifikimin e KQZ-së. Sipas tyre kjo paraqet presion mbi votesit.

“Asnjë nga këto vetura të cilat i kemi ilustruar edhe me fotografi nuk bartin asnjë shenjë apo identifikim të KQZ-së dhe si të tilla paraqesin keqpërdorim me veturat zyrtare dhe presion mbi votuesit. Kësisoj, prania e veturave qeveritare pa asnjë shenjë identifikimi të KQZ-së është tendencë për manipulim të procezit zgjedhor. Pra, për aq kohë sa këto vetura janë me logo të MPB-së, për Lëvizjen Vetëvebdosje konsiderohen presion mbi votuesit. Kjo është tërësisht e papranueshme”, thuhet më tej në reagim./Zëri