Humbja e LDK-së në Podujevë, Hotit i bëhet thirrje të dorëhiqet

Humbja e LDK-së në Podujevë, Hotit i bëhet thirrje të dorëhiqet

Aktuale November 29, 2020 - 21:58

Me humbjen e zgjedhjeve në Podujevë, LDK-ja ka humbur bastionin e saj për herë të parë që nga paslufta.

Pas kësaj, analisti Vigan Qorrolli, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti që të japë dorëheqje që t'i hapë rrugë zgjedhjeve të përgjithshme, transmeton Zeri.info.

“Kryeministër Hoti bëhu fisnik e dorëhiqu — hapi rrugë zgjedhjeve nacionale!”, ka shkruar Qorrolli pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja në Podujevë.

Kandidati i LVV-së, Shpejtim Bulliqi, i ka fituar këto zgjedhje pa balotazh, në garë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të komunës, Nexhmi Rudari nga LDK-ja. Në garë ishte edhe PDK-ja me Naim Fetahun. /Zëri