Fotoja e një gruaje që kinse ka mbetur në rrugë në Prishtinë alarmoi autoritetet, por doli të jetë lajm i rremë

Fotoja e një gruaje që kinse ka mbetur në rrugë në Prishtinë alarmoi autoritetet, por doli të jetë lajm i rremë

Aktuale December 03, 2020 - 00:07

Një fotografi është shpërndarë sonte nëpër rrjetet sociale, duke pretenduar se një grua ka mbetur në rrugë bashkë me një fëmijë.

Fotografia e publikuar në një nga portalet lokale, e cila është e njohur për shpërndarje të përmbajtjeve të rreme, ka vënë në lëvizje edhe autoritetet komunale në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Por, drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, ka njoftuar se Policia e Kosoves dhe punëtori social kujdestar nga Qendra për Punë Sociale në Prishtinë janë angazhuar për dy orë në qytet që ta vertetojnë këtë lajm, por që ka dal të jetë një “Fake News”, pasi është vertetetuar se fotografia s’ka lidhje me Kosovën por që besohet të ishte e vitit 2017 dhe ishte bërë në Siri.

Kukaj ka lutur qytetarët që të mos bien pre e lajmeve të rreme, ndërsa ka ftuar ata që mund të hasin në raste të tilla të lajmërojnë policinë e Kosovës.

Shkrimi i plotë i Kukajt:

 

Nje njoftim casti! Sonte ne mbremje eshte vene ne qarkullim nje lajm me nje fotografi ku shihet nje grua me femije e...

Posted by Dren Kukaj on Wednesday, December 2, 2020