“Kurti kurrë më s’bëhet kryeministër”

“Kurti kurrë më s’bëhet kryeministër”

Aktuale December 04, 2020 - 08:18

Analisti Ardian Kastrati ka thënë për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se nuk do të bëhet më kurrë kryeminsitër.

Derisa Ramush Tahiri thoshte: “Kur është zgjedhur, Kurti ka qenë i vetmi i cili e ka paraparë që s’ka me zgjatë”, Kastrati tha se Kurti s’bëhet më kryeministër.

“Kurrë s’bëhet kryeministër. Kurrë më s’bëhet kryeministër. Ai njeri e ka zëvendësu unin e tij me botën e jashtme”, është shprehur Kastrati në RTK.

Kujtojmë se LVV-ja doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Pas një drame të gjatë me LDK-në arritën që ta bëjnë koalicionin qeverisës me Kurtin kryeminsitër.

Kurti qeverisi vetëm 45 ditë, për të dhënë dorëheqje më pas pasi shkarkoi ministrin e Brendshëm Agim Veliun.

Pasi LDK-ja e inicioi mocionin e votëbesimit dhe e shkarkoi Kurtin nga pozita e kryeminsitrit, qeverinë e bëri me AAK-në dhe Nismën.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese po e hedh në dyshim se a është në të vërtetë e ligjshme kjo qeveri për shkak se një nga 61 deputetët që e votoi atë doli se kishte probleme me drejtësinë.