“Kush e bën për spital Valon Sylën 500 euro i ka prej meje”

Aktuale December 23, 2020 - 11:26

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valbona Bajrami, ka deklaruar se do t’i dhurojë 500 euro për personin që rrah dhe e bën për spital gazetarin Valon Syla.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bajrami ka thënë se 100 euro shkojnë për secilin banalist, që sipas saj ia “huq” definicionit të lirisë së shprehjes.

“Kush e bon për spital Valon Sylën 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë definicionit të fjalës së liër, me ofendime dhe paragjykime të randa. Atyne që ja u dhajnë ka një faklareshë, sepse ate që e thotë Valloni e konsiderojnë mendim, i kanë ka 10 euro. Që e kam harru naj nënkategori, ju kërkoj ndjesë”, ka shkruar ajo.

Image

Jua kujtojmë se dje gazetari Valon syla është sulmuar nga një person në lagjen “Pejton” të Prishtinës. /Zëri