Albin Kurti e nis fushatën, shihet në Stubëll me kandidatin për president

Aktuale December 25, 2020 - 13:10

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, me një pjesë të anëtarëve të partisë sot ka shkuar në Stubëll të Vitisë për nder të festës së Krishtlindjeve.

Në këtë vizitë Kurti është parë me ish-ministrat në qeverinë “Hoti”, Rozeta Hajdarin dhe Arben Vitinë.

Gjatë vizitës në njërën nga shtëpitë që ka shkuar Kurti ajo se çka bie në sy është edhe prania e Nehat Idrizit, personit që ka shpallur kandidaturën për president.

Gjithashtu në fotografitë që ka siguruar “Express”-i shihet edhe kryetari i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së, Sokol Haliti. /Express

Image