Bekim Jashari premton se nuk do t’a lëshoj rrugën e Hamzë e Adem Jasharit
Aktuale
December 25, 2020 - 20:55
Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se është në hapat e babait të tij, Hamzë Jasharit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Jashari ka publikuar një fotografi ku shihet mbajtur në dorë fotografinë e babait të tij, kështu duke ia bashkangjitur edhe një mbishkrim fotografisë.
“Gjithmonë hapave të tu babush! Asnjëherë nuk do t’a lëshoj rrugën tënde e t’balit Adem!”, ka shkruar Jashari./Zëri