Kardiologu kosovar thotë se vaksinimi i qytetarëve në veri paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare
Kardiologu Fahri Beqa, ka reaguar për vaksinimin e qytetarëve në veri nga ana e Serbisë, duke thënë se kjo është edhe shkelje e konventave ndërkombëtare.
Përmes një postimi në “Facebook”, Beqa ka theksuar se përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore, ky veprim paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasjet në shërbimet shëndetësore.
“Vaksinimi i qytetarëve serb në Kosovë nga Serbia është vaksinim në baza etnike (ethnically based vaccination) dhe përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasje në shërbimet shëndetësore, për më tepër edhe shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Beqa./Zëri
Postimi i tij:
Vaksinimi i qytetarëve serb në Kosovë nga Serbia është vaksinim në baza etnike (ethnically based vaccination) dhe përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasje në shërbimet shëndetësore, për më tepër edhe shkeljen e të drejtave të njeriut.
Poashtu kjo vaksinë në territorin e Kosovës dhe për qytetarët e Kosovës nuk është e licencuar.
Po të kishte Kosova njerëz kompetent në institucionet e saj ky do të bëhej sot lajm ndërkombëtar dhe do të duhej të informoheshin edhe OBSH edhe të gjithat institucionet tjera ndërkombëtare për të treguar edhe njëherë urrejtjen patologjike që ka Serbia ndaj shqiptarëve.
Por ja që nuk ka…