Dega e PDK-së në Viti: Albin Kurti dhe Sokol Haliti, ngrejnë dolli duke shkelur interesat e qytetarëve
Dega e Partisë Demokratike e Kosovës në Viti, ka reaguar pas fotove të publikuara të Albin Kurtit me kreun e komunës, Sokol Haliti, duke i quajtur që të dy përgjegjësit kryesor për izolimin e komunës së Vitisë të cilin e quajnë “ndëshkimin historik”, me mohimin e kyçjes në autostradën Prishtinë-Shkup.
Në rrjetin social, dega e PDK-së në Viti, ka shkruar se “Albini e Sokoli sot do duhej të reflektonin politikisht e kokulur ta pranonin mashtrimin e madh ndaj qytetarëve të Vitisë.”
Postimi i plotë:
Albin Kurti dhe Sokol Haliti po ngrejnë dolli duke i shkelur interesat e qytetarëve të Vitisë.
Albin Kurti pa u skuqur fare dhe sikur nuk e dinë dëmin e tij të madh që ia bëri Vitisë gjatë qeverisjes së tij me anulimin e vendimit për kyçjen e Vitisë në autostradë e duke ua mohuar mbi 50 mijë qytetarëve të Vitisë kyçjen në autostradën Prishtinë -Shkup dhe duke e ndalur kështu projektin më të rëndësishëm për Vitinë në 50 vitet e fundit e siq duket Sokol Haliti nuk brengoset fare për interesat e qytetarëve të tij por vrapon për një foto e protagonizëm politik.
Vitia nuk ka nevojë për ti ngritur dollitë nga ata që ia ndalin zhvillimin dhe ia mohojnë projektet më të rëndësishme të saj dhe e kujtojnë Vitinë vetëm atëherë kur u duhen votat e Vitiasve. Albini e Sokoli sot do duhej të reflektonin politikisht e kokulur ta pranonin mashtrimin e madh ndaj qytetarëve të Vitisë.
Sot në vend të oportunizmit politik të tyre do duhej së paku një kërkim falje nga Albin Kurti e Sokol Haliti ndaj qytetarëve të Vitisë për ndëshkimin historik që ia bën Vitisë sepse me mohimin e kyçjes së Vitisë në autostradën "Arbër Xhaferi", Albin Kurti përfundimisht e ka izoluar Vitinë duke ia ndaluar zhvillimin ekonomik dhe lidhjen me Prishtinën e Shkupin.