
Dokumenti i plotë i nënshkruar nga marrëveshja e Osmanit dhe Kurtit
Sot u.d. e presidentes Vjosa Osmani dhe kreu i LVV-së kanë nënshkruar marrëveshje, me të cilën do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në konferencën për media, e mbajtur nga Osmani dhe Kurti, ky i fundit deklaroi se do të garojnë bashkë në një listë.
“Sot, kur na ndan saktësisht një muaj nga dita e zgjedhjeve, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë se do të garojmë bashkë me një listë, Osmani dhe unë, me subjektet tona politike, do të na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim”, tha ai.
Në këtë konferencë Osmani ka theksuar se Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet para luftës se krimit dhe korrupsionit.
"Kosova ka nevojë për një kryeministër që nuk dorëzohet para luftës së pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, një kryeministër që nuk do të mbyllë sytë para padrejtësive e që ka guxim, vizion, integritet e dinjitet", tha ajo. /Zëri
Më poshtë mund ta gjeni dokumentin e plotë, i nënshkruar nga Osmani dhe Kurti:
