Tërmkolli njofton se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit

Tërmkolli njofton se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit

Aktuale January 14, 2021 - 18:16

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Zeri.info

“Përkundër vullnetit, dijes dhe potencialit politik e kombëtar me bazament Rugovian dhe me koncepte të qarta për të ardhmen e vendit dhe të LDK-së, nuk mund të kandidohem për deputete në zgjedhjet nacionale 2021”, ka shkruar Tërmkolli në “Facebook”.

Deri më tani, tërheqjen nga gara për deputet nga kjo parti e ka bërë të ditur edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri. /Zëri