Hoti: Do t’i rrisim pensionet që janë nën 100 euro

Hoti: Do t’i rrisim pensionet që janë nën 100 euro

Aktuale January 15, 2021 - 11:31

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar lidhur me masat për programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, raporton “Zeri.info”.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Hoti theksoi se ky program është pjesë e buxhetit në vlerë prej 222.4 milionë eurove.

Në bazë të këtij vendimi, Hoti bëri të ditur se ky program ka gjithsej 16 masa.

Njëra ndër këto masa do të përfshihet edhe rritja e pensioneve që janë nën 100 euro.

“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro. Një shumë totale prej 13.5 milionë eurove, pra që do të shkojnë për skemat pensionale që janë të ulëta”.

Hoti po ashtu theksoi se masat janë votuar në mënyrë elektronike dhe do të hyjnë në fuqi sot. /Zëri