Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve

Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve

Aktuale January 16, 2021 - 18:51

Sekretari organizativ nga partia Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, ka bërë të ditur se e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e deputetëve për zgjedhjet e vitit 2021.

Në një prononcim para gazetarëve ai ka thënë se ky subjekt politik do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

“Ne si Nisma sot e dorëzuan edhe aplikimin për zgjedhjet e vitit 2021 me kandidatë – e cila do të publikohet nesër pas miratimit nga ana e KQZ-së”.

“Besojmë se lista do të jetë ajo që i premton një të ardhme më të mirë Republikës së Kosovës dhe garanton ruajtjen e asaj që është duke u cenuar”.

“Listës i prinë Fatmir Limaj dhe pastaj kandidatët tjerë për deputetë – njëkohësisht edhe qytetarë tjerë dhe veteranë e ushtarë të UÇK-së që janë bashkuar me qëllimin që ta ruajnë atë që është duke u rrezikuar”.

“Ne kemi biseduar me zyrtarë të PDK-së, gatishmëria ka qenë për një koalicion me PDK-në por përgjigja dhe gatishmëria e PDK-së nuk ka qenë e njëjtë”.

“Nisma është subjekt politik, ajo asnjëherë nuk do të shkrihet dhe nëse dikush tenton që me veprime të ulëta ta minojë dhe ta pengojë”.

“Ne besojmë se do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve”./KK