Djali i madh i familjes që vdiq në aksidentin në Rrëshen: Më duket sikur jam në një film horror

Djali i madh i familjes që vdiq në aksidentin në Rrëshen: Më duket sikur jam në një film horror

Aktuale January 17, 2021 - 12:26

Gazeta zvicerane “Blick”, ka raportuar në lidhje me aksidentin tragjik të së enjtes së kaluar i ndodhur në Rrëshen, Shqipëri, ku humbën jetën katër persona të së njëjtës familje (Avdijaj).

Në raportimin e saj, “Blick” tregon se si vetura e bardhë “Citroen” u aksidentua me një kamion ballë-për-ballë në një rrugë të lagësht. Prindërit dhe dy fëmijë vdiqën në vend. Vetëm vajza e tyre e vogël Violeta (3-vjeçare) mbijetoi mrekullisht, transmeton Zeri.info.

Familja Avdijaj ka jetuar në Zvicër. Gazeta zvicerane ka biseduar me Mirsad Avdijajn (26-vjeç), djalin e madh të Blerim Avdijajt (51-vjeç), i cili, bashkë me bashkëshorten e tij Anjezën (34-vjeçe), vajzën Medina (6-vjeçe) dhe djalin 11-vjeç Klejdi (Klejdi është djali i Anjezës nga martesa e saj e parë), vdiqën në aksident.

Me lejen e Mirsadit, “Blick” ka publikuar emrat dhe fotografitë e viktimave.

Image

“Më duket sikur jam në një film të tmerrshëm horror”, thotë Mirsadi.

“Babai im ishte miku im më i mirë”

“I kam dashur shumë, Klejdi ishte si vëlla imi nga mishi e gjaku”, thotë Mirsad Avdijaj, transmeton Zeri.info.

Të dielën e kaluar, ai e dërgoi familjen e tij në aeroport.

“E kisha mikun më të mirë. Ende nuk e kam mendjen e kthjellët”.

Image

Me sa duekt, familja deshi të tejkalonte një veturë me “Citroenin” e tyre. Por në anën tjetër të rrugës ishte duke ardhur një kamion, me të cilin u ndeshën. Katër nga pesë personat në veturë vdiqën në vendngjarje.

Violeta e vogël është duke luftuar me jetën në një spital në Tiranë. “Është e lënduar rëndë, por ia ka dalë t’i thotë disa fjalë të premten. Mjekët janë të bindur se ajo do të shërohet”, thotë vëllai i saj.

Image

Viktimat pritet të varrosen sot në Prishtinë. “Shpresoj ta kenë gjetur paqen në parajsë”, thotë Mirsad Avdijaj.

Miqtë deshën ta njoftonin Blerimin për botën në Switzerland – por policia ua dha lajmin e kobshëm

Edhe miqtë e Blerimit nuk po mund të besojnë për ngjarjen. “Jemi të gjithë të tronditur. E kam njohur Blerimin për 20 vjet. Ishte njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm. Shumë i shoqërueshëm dhe i hareshëm”, thotë Shefkiu për “BLICK”.

Edhe fqinji Muamet R. është i tronditur. “Gjithnjë bënim grill së bashku dhe fëmijët tanë luanin në oborr. Ende s’u kam treguar atyre se miqtë u kanë vdekur”.

Image

“Një nga miqtë tanë të përbashkët deshi ta telefononte Blerimin të premten për t’i treguar se sa shumë borë ka rënë në Schaffhausen. Por papritmas erdhi një polic dhe na tha se Blerimi ka pësuar një aksident të rëndë”, thotë Shefiku. Kështu miqtë dhe fqinjët mësuan për aksidentin tragjik, transmeton Zeri.info.

Image

Familja e dytë shqiptare në Schaffhausen që vdes në aksident

Vetëm disa muaj më parë, një familje tjetër nga Schaffhausen vdiq derisa po ktheheshin nga pushimet e tyre në Kosovë.

Familja po kthehej për në Zvicër me veturën e tyre “Audi”. Derisa ishin në autostradën gjermane B31 në Meersburg, vetura e tyre u përplas për një kamioni. Për bashkëshortin Zaim K. (35-vjeç), djalin Flori K. (12-vjeç) dhe nipin Bleonin (18-vjeç), ndihma erdhi vonë. Nga aksidenti mbijetuan vetëm nëna (35-vjeçe) dhe vajza (11-vjeçe). /Zëri