IHMK-ja: Në dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot me diell

IHMK-ja: Në dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot me diell

Aktuale January 19, 2021 - 18:45

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHMK-ja përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin e Kosovës.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Zëri