Rastet me COVID-19 në komunat e Kosovës

Rastet me COVID-19 në komunat e Kosovës

Aktuale January 21, 2021 - 15:25

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 296 raste të reja me COVID-19.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti raste të identifikuara brenda ditës.

Në 24 orët e fundit Prishtina ka regjistruar 60 të infektuar të rinj. Pas kryeqytetit, Podujeva është komuna tjetër me më shumë raste ditore, gjithsej 26.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 60 raste, Podujevë 26 raste, Mitrovicë 25 raste, Suharekë 25 raste, Gjilan 18 raste, Vushtrri 18 raste, Ferizaj 16 raste, Gjakovë 16 raste, Prizren 15 raste, Malishevë 12 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Lipjan 9 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 7 raste, Pejë 6 raste, Klinë 5 raste, Skenderaj 5 raste, Viti 4 raste, Drenas 3 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat; Dragash dhe Kaçanik”, thuhet në raportin e IKSHPK-së. /Zëri