Hoti pas reagimeve ndaj KQZ-së: Nuk i takon politikës të vendosë, shteti nuk është lojë

Hoti pas reagimeve ndaj KQZ-së: Nuk i takon politikës të vendosë, shteti nuk është lojë

Aktuale January 21, 2021 - 15:43

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka komentuar ndaj reagimeve të fundit që po i bëhen KQZ-së, raporton “Zeri.info”.

Hoti tha se nuk i takon politikës të vendosë se a kanë ose jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin.

"Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendosë se a kanë ose jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre. Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve me te larta evropiane", ka shkruar ai në "Facebook".

Hoti po ashtu theksoi se sot dhe çdoherë "u nënshtrohemi vendimeve të tyre".

"Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë", ka shkruar ai. /Zëri