Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Hedhet poshtë kallëzimi penal ndaj një drejtori të Komunës së Prizrenit, Haskuka ankohet për mosraportim nga mediat

Hedhet poshtë kallëzimi penal ndaj një drejtori të Komunës së Prizrenit, Haskuka ankohet për mosraportim nga mediat

Aktuale January 22, 2021 - 16:10

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, kanë njoftuar opinionin publik se kallëzimi penal i ngritur drejtorit të DUPH-së Beni Kizolli, para disa muajsh, është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë.

Me këtë rast, Haskuka pati një ankesë për mediat rreth njoftimeve për hedhje poshtë të kallëzimeve penale, duke thënë se lajm po bëhen vetëm rastet për ngritje të kallëzimeve penale ndaj drejtorëve të Komunës së Prizrenit.

“...kur po hedhen poshtë nga ana e prokurorisë, zakonisht nuk po ka njoftime në media ashtu siç po ndodhë edhe në lidhje me kallëzimin penal të ngritur para disa muajsh ndaj drejtorit të DUPH-së, Beni Kizolli, i cili po ashtu është hedhur poshtë nga ana e prokurorisë”, tha Haskuka.

Ai, kallëzimet penale ndaj drejtorëve të tij i quajti “tendenca të pa baza”, ndërsa theksoi se “Komuna e Prizrenit që prej sot do të ngre kundër padi për humbjen e kohës, dezinformim të qytetarëve, shpifje dhe dëmtim të imazhit, ngase nuk kanë për qëllim sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve, por njollosjen e qeverisëse tij”.

Nga ana tjetër, duke folur për kallëzimin penal tashmë të hedhur poshtë, Kizolli deklaroi se përderisa një pjesë e objektit që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit kishte leje ndërtimore, një pjesë e tij ishte e ndërtuar gjatë vitit 2020 dhe se pronarët e objektit e kishin akuzuar për keqpërdorim të detyrës “vetëm për shkak se kërkesa e tyre nuk është trajtuar me ligjin e legalizimit ku në fushëveprimin e ligjit tregohet shumë qartë se asnjë ndërhyrje pas datës së hyrjes në fuqi të ligjit nuk trajtohet fare”. /Zëri