Reshje shiu e bore gjatë javës në vijim

Reshje shiu e bore gjatë javës në vijim

Aktuale January 25, 2021 - 19:52

Fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit të Ballkanit do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

"Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta. Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme", njofton IHMK.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius. 

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s. /Zëri