Buleshkaj thotë se rekomandimi i zyrës së tij ishte më i miri për certifikim të kandidatëve për deputetë

Buleshkaj thotë se rekomandimi i zyrës së tij ishte më i miri për certifikim të kandidatëve për deputetë

Aktuale January 25, 2021 - 23:22

“Ne japim rekomandim që ka qenë më i mirë i mundshëm si edhe kohën e kapacitetet që kemi si zyrë për të shqyrtuar dokumentacionin në anën teknike e proceduriale dhe kemi dalë në përfundimin që të gjithë kandidatë të certifikohen”. Është ky reagimi ndaj kryetares së KQZ-së së Kosovës, e cila nuk ka pranuar  rekomandimin e Zyrës për Regjistrim dhe Justifikim i Partive Politike.

I ftuar në “Absolut 4” Ylli Buleshkaj tha se zyra ka dhënë rekomandimin më të drejtë, bazuar në grumbullimin e të gjitha dënimeve, ndërsa shtoi se personat që kanë interes në këtë çështje mund të sfidojnë vendimin e KQZ-së. Sipas tij vendimi i KQZ më i mirë do të ishte që të certifikohen të gjithë kandidatët dhe pastaj t’i jepet hapësirë gjyqësorit për të vendosur.

“Kemi pasur një vendim të gjykatës supreme 2017 që e ka bërë të pazbatueshëm gërmën ç të nenit 29 dhe kemi një vendim të  gjykatës kushtetuese e cila e kthen në zbatim gërmën që ishte përjashtuar.

Ajo që në ka bërë të rrimë në këtë rekomandim është grumbullimi në një thes të gjithë dënimeve që nga dënimi i trafikut dhe dënime më të rënda që dënime që lidhet me procesin zgjedhor. Kemi shkuar me rekomandimin që na u duk më i drejtë dhe personat që kanë interes në këtë çështje të sfidojnë vendimin e KQZ dhe ne kemi raste që vendimet e KQZ sfidohen dhe kemi raste që nuk lidhen me gërmën ç dhe listat e një komuniteti pakicë. Pra vendimi i KQZ më i mirë do të ishte që të certifikohen të gjithë kandidatët dhe pastaj t’i jepet hapësirë gjyqësorit për të vendosur”.

Sipas tij rekomandimi i zyrës nuk është obligativ, ndërsa periudha e ankimimit duhet të përfundojë brenda 8 ditësh.

Në rast rekomandimi të zyrës do kishim 1075 kandidatë dhe PZAP do të merrej me 7-8 raste por KQZ ka vendosur të mos e pranojë në tërësi rekomandimin e zyrës. Rekomandimi i zyrës nuk është obligativ.  Ligji është shumë i qartë, periudha e animimit në PZAP është 24 orë, vendimmarrja 24 orë,  gjykata supreme ka 72 orë. I gjithë procesi i ankimimit duhet të përfundojë brenda 8 ditësh”.