Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
Si do të votojnë Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë të Speciales nga Haga?

Si do të votojnë Thaçi dhe të akuzuarit e tjerë të Speciales nga Haga?

Aktuale January 27, 2021 - 22:20

Kandidati për deputet nga LDK, Driton Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me qasjen e saj ndaj KQZ-së dhe PZAP-së po përgatitet që sipas tij “ta mbulojë” dështimin në zgjedhje.

“LVV ka ngrit pritje që mund të fitojë 51% dhe është e vetëdijshme që mund të mos ndodhë kjo. Tash po krijon situata të vështira që të mos zhgënjehet populli çfarëdo që të ndodhë më 14 shkurt. Këtu është krejt. Është skenar i një loje politike për të krijuar një situatë për të menaxhuar reagimin si rezultat i zhgënjimit total në zgjedhje”, është shprehur Selmanaj, njofton Klan Kosova.

Selmanaj në Rubikon ka thënë se mbështetja ndaj LDK-së po rritet nga dita në ditë dhe që ka theksuar se sondazhet e realizuara deri më tani nuk po e shpërfaqin të vërtetën.

“Jemi në proces zgjedhor duhet  ta presim 14 shkurtin.  Jam i bindur se sondazhet që po realizohen nuk kanë të bëjnë me realitetin në terren. Rezultati është krejtësisht ndryshe”.

“Trendi i rritjes së LDK-në në terren ekziston. LDK është strukturë e madhe. Trendi është më pozitiv çdo ditë”.

Ai ka thënë se janë duke punuar për t’i fituar zgjedhjet, duke shtuar se prishja e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në pranverën e 2020-ës ka qenë ndër vendimet më të mëdha të LDK-së.