Vdes doktori Iskender Çitaku

Vdes doktori Iskender Çitaku

Aktuale February 23, 2021 - 10:28

Ka vdekur doktori Iskender Çitaku, specialist i oftalmologjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Mjekëve të Kosovës.

Kjo odë shkurtimisht ka shkruar për biografinë e Çitakut, transmeton “Zeri.info”.

“Dr. Çitaku ka qenë specialist i oftalmologjisë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1968-n. Pas diplomimit punësohet si mjek i përgjithshëm në Spitalin dhe Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin në Shkup, në vitin 1975 mori titullin specialist i oftalmologjisë. Pasi kreu specializimin është kthyer në shtëpi të shëndetit, ku ka punuar deri në vitin 2006, kur dhe është pensionuar”, shkruan Oda e Mjekëve.

“Oda e Mjekëve e Kosovës ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”. /Zëri