IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë jo e mirë, qytetarët duhet të dijnë ku dhe kur të dalin
Foto ilustruese

IKSHPK: Cilësia e ajrit në Kosovë jo e mirë, qytetarët duhet të dijnë ku dhe kur të dalin

Aktuale March 03, 2021 - 11:36

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë se cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kruesor për problemet me astmën, bronkitin kronik, sulmin në zemër e tensionin e lartë.

Në një postim në “Facebook”, IKSHPK-ja ka thënë se është e domosdoshme që qytetarët të dijnë se ku dhe kur duhet të dalin.

Postimi i plotë:

Cilësia jo e mirë e ajrit në Kosovë është ndër kontribuesit kryesorë për problemet shëndetësore si: astma, bronkiti kronik, sulmi në zemër dhe tensioni i lartë. Prandaj është e domosdoshme të dijmë se ku dhe kur duhet të dalim. Rekomandimet e dhëna nga ekspertët e shëndetit publik ju ndihmojnë të merrni vendime të duhura dhe të kujdeseni për shëndetin tuaj.

Për më shumë detaje shkarko aplikacionin për cilësi të ajrit, Air Quality in Kosovo, ose vizito portalin shtetëror të cilësisë së ajrit https://airqualitykosova.rks-gov.net/?fbclid=IwAR0Jh4zyND6FOE-QBF_dj9JhkcfR0ahFbhAQdRYthVYGpi1ke5zprU5RT34

Jepni edhe Ju kontributin tuaj që ajri të jetë më pak i ndotun!