Infektuar: 102742
Shëruar: 89141
Vdekur: 2105
Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Aktuale March 03, 2021 - 12:39

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.

Kurti në një konferencë për media së bashku me kandidatin e LVV-së për deputet Boiken Abazin ka thënë ndër të tjera se nuk do të ketë kompromis me postin e presidentit.

I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.

“Rreth çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë, ne e kemi bërë koalicionin parazgjedhor me Vjosa Osmanin, prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise, por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti. /Express