Grenelli i drejtohet BE-së: Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’ua jepni ato kosovarëve

Grenelli i drejtohet BE-së: Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni t’ua jepni ato kosovarëve

Aktuale March 05, 2021 - 15:41

Ish-emisari për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një deklaratë sa i përket liberalizimit të vizave nga BE-ja, raporton “Zeri.info”.

Në një postim në “Twitter”, Grenelli i është drejtuar BE-së, duke thënë që të jepen vizat.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato. Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka të cilën mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019”, ka shkruar Grenelli. /Zëri