Shumë mësues nga Kosova mësynë Muzeun e Arsimit në Korçë, por e gjetën me dyer të mbyllura

Shumë mësues nga Kosova mësynë Muzeun e Arsimit në Korçë, por e gjetën me dyer të mbyllura

Aktuale March 07, 2021 - 20:12

Ky 7 Mars ndërtesën simbol të arsimit në Korçë, muzeun kombëtar të Arsimit e gjeti me dyer të mbyllura.

Edhe pse rikonstruksioni ka përfunduar dhe ishin të shumtë mësuesit që erdhën nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe qytetet e tjera të Shqipërisë për ta vizituar atë, ata mundën të hyjnë vetëm në oborrin e ndërtesës për shkak se nuk është bërë inaugurimi dhe brenda muzeut nuk mund të hynin.

Ibrahim Skënderi nga komuna e Sharrit këtë 7 Mars së bashku me një grup arsimtarësh ju drejtua Korçës për të vizituar këtë muze.

Ai prej 7 vitesh është në pension por ky veteran i arsimit kujton ende sakrificat që brezi i tij ka kaluar në kohën e luftës duke zhvilluar mësimin nëpër shtëpi e pa pagesë sepse kishin zgjedhur të ishin në krye të një misioni të vështirë.

Ky 7 mars për mësuesit ishte ndryshe. Për shkak të pandemisë, urimet nga nxënësit ata i morën online dhe festimet ishin të kushtëzuara./TCH