Osmani takoi sot ish-presidentët, Musliu e kritikon pse nuk shprehu keqardhje për Thaçin e të tjerët që gjenden në Hagë

Osmani takoi sot ish-presidentët, Musliu e kritikon pse nuk shprehu keqardhje për Thaçin e të tjerët që gjenden në Hagë

Aktuale April 13, 2021 - 21:28

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmanit, e cila sot takoi ish-presidentët, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën e Behgjet Pacollin.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se në takimin me ish-presidentët, Osmani nuk shprehu keqardhje për procesin që po zhvillohet në Hagë kundër UÇK-së, kundër një ish-presidenti dhe shokëve të tij.

“Vjosa Osmani edhe sot në takim me ish presidentët, nuk ja doli dot të kapërcej vogëlsinë e saj dhe të shprehte, të pakten për kurtuazi, keqardhje për procesin që po zhvillohet në Hagë kundër UÇK-s, pra kundër një ish Presidenti dhe shokëve të tij. Sa e vockël duhet të jet që nuk po ja del dot të lëj mbrapa inatet e saj personale”, ka shkruar deputetja e PDK-së.

Musliu tha më tej se Thaçi me shokët e tij ia sollën lirinë Osmanit që ajo sot ta ketë mundësinë të bëhet presidente, teksa i kërkon asaj që të sillet si një presidente e vërtëtë.

“Lëri inatet zonja Presidente sepse Presidenti Hashim Thaçi me shokët e tij nuk është në Hagë për hajni pulash por sepse bashkë me ta, me gratë dhe burrat më të mirë, ta sollën lirinë dhe me këtë edhe mundësinë që ti sot të bëhësh Presidente. Fillo të flasësh dhe të sillesh si një Presidente e vërtetë”, tha Musliu./Zëri