Në shkurt pati më shumë lindje e më pak vdekje sesa në janar

Në shkurt pati më shumë lindje e më pak vdekje sesa në janar

Aktuale April 15, 2021 - 16:20

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin shkurt 2021.

Sipas statistikave të ASK-së, në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 2673 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës), ku krahasuar me muajin janar 2021 është një rritje për 0.3%. Prej këtyre lindjeve të regjistruara në muajin shkurt, 1382 lindje janë meshkuj dhe 1 291 lindje janë femra.

Ndërsa, në muajin shkurt janë regjistruar gjithsej 1509 raste të vdekjeve, ku krahasuar me muajin janar të këtij viti, është një rënie për -11.96%, transmeton Zeri.info.

Prej vdekjeve të regjistruara 840 raste janë meshkuj dhe 669 janë femra.

Po ashtu, në muajin shkurt 2021 janë regjistruar gjithsej 1593 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), që krahasuar me muajin janar ka një rënie të numrit të çifteve të kurorëzuara për -17.3%.

Kurse, krahasuar numrin e shkurorëzimeve të muajit shkurt me muajin janar 2021, del se ka një rënie për -23.6%. Gjithsej janë regjistruar 123 raste të çifteve të shkurorëzuara. /Zëri