Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Aktuale April 15, 2021 - 19:14

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu ndërsa në viset malore kushte për reshje bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri/