McAllister fton Gërvallën t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

McAllister fton Gërvallën t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

Aktuale April 15, 2021 - 21:49

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, e ka ftuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla, që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.

Ai po ashtu e ka ftuar kryediplomaten e Kosovës që t’i drejtohet këtij komisioni si një mundësi e mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

“Në ftesën e tij, z.McAllister, ka ftuar ministren Gërvalla t’i drejtohet anëtarëve të këtij komisioni në njërën prej takimeve të tyre, duke e parë si një mundësi të mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës. Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin”, deklaron MPJD-ja përmes një komunikate, raporton Zeri.info.

Letrën e plotë të McAllister e gjeni në vijim:

Image