Policia kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID

Policia kërkon nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti-COVID

Aktuale April 15, 2021 - 23:43

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-COVID.

Përmes një postimi në Facebook, Policia ka theksuar se janë duke kryer detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe administrative duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie, raporton Zeri.info.

“Uniformat blu, në krye të detyrës. Zyrtarët policorë të Policisë së Kosovës, po kryejnë detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese, ligjore dhe administrative duke u kujdesur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ruajtjen e shëndetit publik në këtë kohë pandemie. Qytetarë të nderuar, përmbajuni udhëzimeve të institucioneve shëndetësore, përmbajuni vendimeve të institucioneve, ta ruajmë shëndetin dhe jetën duke respektuar udhëzime e vendime që janë në të mirë të të gjithëve! Policia do të vazhdojë të zbatojë Ligjin Anti-COVID, përmbajuni vendimeve për t’i shmangur ndëshkimet!”, thekson njoftimi./Zëri

Image

Image