Thaçi kërkon që SBASHK-u të shpallet organizatë ilegale e kriminale

Thaçi kërkon që SBASHK-u të shpallet organizatë ilegale e kriminale

Aktuale May 03, 2021 - 19:30

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar ndaj Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë pasi kjo e fundit po e kundërshton testimin e mësimdhënësve.

Sipas tij, nëse do të vazhdojë qasja e tillë SBASHK-ut, atëherë ajo duhet shpallur organizatë kriminale.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka bashkangjitur një tjetër deklaratë të tij të publikuar në vitin 2016, ku kishte kërkuar testimin e mësimdhënësve.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, thuhet në shkrimin e Analistit Thaçi të publikuar në Facebook. /Zëri

Image