Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Zvicra heq Kosovën nga lista e karantinës

Aktuale May 05, 2021 - 14:19

Kosova është hequr nga lista e karantinës në Zvicër.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) sapo ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për shumë shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve.

Por jo edhe ata që vijnë nga Kosova, meqenëse Zvicra e ka larguar Kosovën karantina, transmeton Albinfo.ch.

Kosova ishte shtuar në këtë listë që nga 22 marsi.

Po ashtu dhe Maqedonia e Veriut është hequr nga lista e karantinës së Zvicrës.