Michel-Kurtit: Mezi pres të punojmë bashkë në përparimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Michel-Kurtit: Mezi pres të punojmë bashkë në përparimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Aktuale May 06, 2021 - 19:36

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, ka thënë se pret me padurim që të punojë me kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Këtë, ai e ka thënë në një letër që i ka dërguar Kurtit për ta uruar me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë, transmeton Zeri.info.

“Presidenti Michel shkruan se me solidaritet dhe bashkëpunim, ekonomitë dhe shoqëritë tona do të rimarrin veten më shpejtë nga pandemia dhe se mezi pret të punojë bashkë me kryeministrin Kurti në përparimin e marrëdhënieve në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, citon Zyra për Informim e Kryeministrisë të ketë shkruar Michel.

Përmes kësaj letre, presidenti i KE-së thotë se ruajtja e perspektivës evropiane për Ballkanin Perëndimor është prioritet dhe është interes i përbashkët që Kosova të përparojë më shpejtë në rrugën e saj evropiane.

“Bashkimi Evropian ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbje ekonomike dhe integrim të rajonit, veçanërisht në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe nëpërmjet Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor të miratuar në tetor të vitit 2020”, thuhet në këtë letër urimi të presidentit të KE-së dërguar Kurtit. /Zëri