Faton Peci: Memli Krasniqi më tha “hajde në hollin e Kuvendit të bëj llom”
Foto: Laura Hasani

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha “hajde në hollin e Kuvendit të bëj llom”

Aktuale May 06, 2021 - 21:40

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka sqaruar se si nisi përplasja e sotme në Kuvendin e Kosovës ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe të atyre të VV-së.

Ai tha se reagimi i tij ndaj Memli Krasniqit erdhi pasi ai iu vërsul ministres Donika Gërvalla me fjalët: analfabete dhe katastrofë.

Sipas tij, Memli Krasniqi ka sharë me fjalë të rënda.

“Më tha hajde në holl të bëjë llom, dhe shprehje të tjera eksplisite që nuk mund t’i them në televizion”, tha ai në DebatPlus.

Sipas tij debate në Kuvend sot ishte i pahijshëm.

“E kuptoj kur një opozitë vendosë të komunikojë me një diskurs më të ashpër por jo me lincime. Kur vet PDK është kreatore e Dhomave të Sepcializuara. Është e pafalshme, çfarëdo fjalori që mund ta përdorësh nga foltorja duhet të përfundojë aty, por janë të pafalshme që edhe në aspektin fizik”, tha ai.