Kuvendi tri ditë i hapur për bashkatdhetarët

Kuvendi tri ditë i hapur për bashkatdhetarët

Aktuale July 16, 2021 - 19:31

Nga 21-23 korrik, në Kuvendin e Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Përmes një njoftimi për media nga Kuvendi kanë bërë të ditur se gjatë tri ditëve, nga ora 10:00 deri në 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska. /Zëri