Një i vdekur dhe 70 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Një i vdekur dhe 70 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale July 30, 2021 - 14:55

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit të raportuara janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.641.

Në total numri i rasteve aktive është 366.