Kuvendi të hënën debaton për punën 100-ditore të Qeverisë

Kuvendi të hënën debaton për punën 100-ditore të Qeverisë

Aktuale July 30, 2021 - 16:30

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë plenare.

Përmes një njoftimi për media nga Kuvendi kanë bërë të ditur se seanca nis në orën 10:00.

Ndërsa, në rend të ditës janë gjashtë pika.

Ndër pikat është edhe debati parlamentar për 100-ditëshin e Qeverisë. /Zëri

Ky është rendi i ditës:

1.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2.  Pyetjet parlamentare,
3.  Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
4.  Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
5.  Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
6.  Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.