Ministria e Bujqësisë nënshkruan Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021

Ministria e Bujqësisë nënshkruan Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021

Aktuale July 30, 2021 - 16:59

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte – Subvencione për vitin 2021.

Përmes një njoftimi për media nga MBPZHR-ja thuhet se përkrahja financiare vetëm për këtë vit kalendarik për fermerët në kategorinë e subvencioneve arrin vlerën e rreth 50 milionë eurove.

“Sapo nënshkruva Programin e Pagesave Direkte / Subvencioneve për vitin 2021 i cili do të jetë një përkrahje për të gjithë fermerët të cilët përmes këtij programi do ta kenë mundësinë e ushtrimit dhe zgjërimit të aktiviteteve të tyre bujqësore dhe blegtorale, në dobi të komunitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë Peci me rastin e nënshkrimit të programit.

Vlenë të theksohet se kanë mbetur tashmë vetëm procedurat ligjore dhe administrative, deri tek hapja e aplikimit. /Zëri