Ish-kongresistët amerikanë të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën në fushën e mbrojtjes

Ish-kongresistët amerikanë të gatshëm ta ndihmojnë Kosovën në fushën e mbrojtjes

Aktuale July 30, 2021 - 17:34

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim dy ish-kongresistët amerikanë Nick Rahall dhe Peter Roskam, me të cilët ka biseduar për investimet e nevojshme të bizneseve nga diaspora dhe atyre amerikane në Kosovë.

Përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit thuhet se Kurti i njoftoi ish-kongresistët me prioritetet e programit qeverisës dhe rezultatet e arritura në njëqinditëshin e parë të qeverisjes.

Ai po ashtu u tregoi hapat që ka ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e klimës për investime.

Kryeministri i falënderoi ish-kongresistët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Të dy ish-kongresistët shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Kosovën në fushën e mbrojtjes së mjedisit, investimeve në energji dhe infrastrukturë.

”Ish-kongresistët kanë qëndruar për pesë ditë në Kosovë, me ftesë të komisionit parlamentar që e udhëheq deputetja Pacolli, në kuadër të programit ‘House Democracy Partnership’”, thuhet në njoftim. /Zëri