Presidenti Joe Biden: Kosova është në zemrat e të gjithë familjes Biden

Presidenti Joe Biden: Kosova është në zemrat e të gjithë familjes Biden

Aktuale July 30, 2021 - 17:52

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një video-mesazhi ka thënë se familja e tij ndihet e nderuar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndau medalje për djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës.

Bideni tha se është një nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e Beaut dhe babait të tij.

“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj. Aq shumë dhe aq thellë ai besonte në pavarësinë tuaj dhe në demokracinë tuaj”, i ka thënë Bideni, Osmanit.

Ai më tej tha se duke pranuar këtë çmim në emër të Beau Bidenit, “dëshiroj të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë në 20 vitet e fundit”.

“Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik. Ju zotohem se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë punë, kështu që së bashku ne mund të dëshmojmë se demokracitë, demokracitë janë në gjendje të ofrojnë për nevojat e njerëzve të tyre”, ka thënë presidenti Biden në video-mesazhin e tij për Kosovën.

“Kombi i Kosovës është në zemrat e të gjithë familjes Biden”, përfundoi ai mesazhin drejtuar popullit të Kosovës. /Zëri