Vaksinohet Zemaj, thotë se deri tani nuk është infektuar me COVID-19

Vaksinohet Zemaj, thotë se deri tani nuk është infektuar me COVID-19

Aktuale July 30, 2021 - 18:29

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se është vaksinuar kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se ishte triumfues ndaj virusit COVID-19.

“Triumfues ndaj virusit Covid 19. Gjithë kohën me maskë, mbajtje higjiene e distancë të nevojshme. Sot i vaksinuar për mbrojtje të mëtutjeshme deri në fitoren e plotë kundër kësaj pandemie globale”, ka shkruar ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Ju lutem të gjithëve, ashtu siç kemi bërë thirrje për kujdes, tani duhet të vaksionoheni të gjithë pa përjashtim. Respektoni udhëzimet e IKSHKP dhe të profesionistëve shëndetësor! Poashtu falenderim dhe mirënjohje të lartë për punën dhe përkushtimin e stafit të QKMF "Adem Ukëhaxhaj" në Deçan”, tha Zemaj. /Zëri